zoom

Aktualitet

DETAJE/ Gentjan Bejtja tentoi të largohej me vrap kur po qëllohej me breshëri në oborr

DETAJE/ Gentjan Bejtja tentoi të largohej me vrap kur po qëllohej me breshëri në oborr

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Gentjan Bejtjas në fshatin Larushk këtë të martë.

Nga burimet raportohet se Bejtja u qëllua me breshëri kallashnikovi, teksa ndodhej brenda një sere të vogël që kishte në oborrin e shtëpisë së tij.

Ish-polici Bejtja dyshohet se i ka parë autorët, pasi në oborrin e banesës së tij janë gjetur shenja gjaku deri në pjesën e pasme të shtëpisë, çka e bëjnë grupin hetimor të dyshojë se shënjestra e atentatit ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar breshërisë së të shtënave.

Autorët janë disa në numër, ende të paidentifikuar nga policia. Ka dyshime se Gentjan Bejtja është mbajtur nën vëzhgim nga atentatorët, ndërsa ende mbetet e paqartë nga policia se si kanë arritur at të futen brenda shtëpisë së ish-policit.

Postime të lidhura