zoom

Aktualitet

Bejtja u kthye në shtëpi pas 8 muajsh “i zhdukur”. Në mjetin e djegur u gjetën 4 kallashnikovë

Bejtja u kthye në shtëpi pas 8 muajsh “i zhdukur”. Në mjetin e djegur u gjetën 4 kallashnikovë

Që pas atentatit në vitin 2023, ku iu vra kunati Ramazan Sino, Gentjan Bejtja ishte “i zhdukur”.

Ai po kërkohej prej tetë muajsh nga policia për t’u marrë në pyetje për vrasjen e kunatit të tij, në një atentat ku shënjestër ishte vetë Gentjan Bejtja.

Por grupi hetimor nuk ra asnjëherë në gjurmët e tij, deri ditën e sotme që e gjeti të vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Larushk.

Gentjan Bejtja ishte kthyer në banesë për herë të parë pas tetë muajsh, ku e priste nëna e tij.

Por ai mbeti i vrarë, në të katërtin atentar që i bëhej.

Pak minuta pas ngjarjes, efektivët gjetën një makinë të djegur tip fuoristradë në fshatin Hasan, brenda të cilës janë gjetur 4 kallashnikovë, që dyshohet se u përkasin autorëve.

Postime të lidhura