zoom

Aktualitet

Vrasja e Ramazan Sinos/ Valter Bami mbante doreza, gjurma e barutit u gjet te kyçi i dorës

Vrasja e Ramazan Sinos/ Valter Bami mbante doreza, gjurma e barutit u gjet te kyçi i dorës

Valter Bami, i cili u arrestua mbrëmjen e së enjtes nga policia e Tiranës, ka mohuar sërish që të jetë pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentian Bejtjes, ku humbi jetën kunati i këtij të fundit, 29-vjeçari Ramazan Sino.

Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, vëllai i Durim Bamit është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në shtëpi.

Burime nga policia kanë shprehur bindjen se ishte 37-vjeçari një prej atentatorëve.

Evidentimi i shenjave të barutit është bërë ne mikroskop elektronik dhe ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër arrestit për Valter Bamin.

Gjurma e barutit i është gjetur tek kyçi dorës. Bami ka dyshohet se ka pasur doreza dhe pjesa e gishtave dhe pëllëmbës ka dal e pastër.

Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të armëmbajtjes pa leje.

Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në shoqërinë e Bamit. Pasi janë marrë në pyetje ata pritet të lirohen pasi nuk janë ngritur akuza ndaj tyre.

Postime të lidhura