zoom

Lajme

Dosja Partizani, Berisha sfidon Ramën: Të vijë të ballafaqohemi në gjykatë! E dini ju si e bëj

Dosja Partizani, Berisha sfidon Ramën: Të vijë të ballafaqohemi në gjykatë! E dini ju si e bëj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”, në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

I pyetur nga gazetarët nëse do të merrte pjesë në një seancë gjyqësore në rast se do të thirrej edhe kryeministri Edi Rama, Berisha u shpreh i gatshëm për çdo ballafaqim, duke sfiduar që kjo të ndodhë në prani të kamerave.

“Po më thirri gjykata do shkoj me kënaqësi. Le të vijë po të dojë. Të jetë me kamera që ta shohin shqiptarët”, deklaroi ai.

Megjithatë, Berisha shtoi se Rama nuk do të paraqitet në një seancë të tillë, duke akuzuar se prokurorët dhe gjyqtarët janë nën ndikimin e tij. “Po nuk vjen ai. Këta i shumëzon me zero, i ka si ushtarë. Nuk më kanë thirrur, por nëse më thërrasin, unë shkoj”, u shpreh kreu i PD-së.

Në fund, Berisha përdori tone kritike edhe ndaj drejtësisë, duke ironizuar zhvillimet e fundit me shprehjen: “Seriali tjetër është seriali Dumani. Seriali Gjoka u mbyll…”.

Postime të lidhura