zoom

Aktualitet

“Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”, vijon përballja Balla-Malltezi në gjykatë

“Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”, vijon përballja Balla-Malltezi në gjykatë

Në dëshminë e tij për gjyqin Partizani, deputeti i PS Taulant Balla këmbënguli se privatizimi i kompleksit sportiv “Partizani” kishte cenuar interesin publik dhe ishte kryer në kundërshtim me ligjin.

Balla ngriti dyshime mbi statusin e ish-pronarëve, duke pretenduar se një pjesë e tyre ishin kompensuar më herët nga shteti italian dhe, sipas tij, nuk mund të përfitonin më si pronarë.

Gjatë pyetje-përgjigjeve Malltezi deklaroi se dëshmitari ka thënë “7 gënjeshtra deri tani”, duke iu referuar pohimeve të Ballës në seancë.

Balla kërkoi nga kryetarja e gjykatës që “të mos fyhet”, duke u shprehur se “nuk ka ardhur në seancë për të fyer”.

Malltezi risolli në vëmendje një deklaratë që sipas tij ka bërë Balla në Kuvend, ku është shprehur “nuk na tret dheu pa e futur Saliun në burg”.

Postime të lidhura