Aplikacion
Ish-ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Partizani”.
Burime bëjnë me dije se Pango është thirrur në cilësinë e dëshmitarit për të dhënë sqarime mbi procedurat dhe rrethanat që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ylli Pango mbajti postin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 2007-2009, periudhë në të cilën janë zhvilluar edhe procese të rëndësishme administrative që tashmë po verifikohen nga organet e drejtësisë.
Dosja “Partizani” vijon të jetë një nga çështjet më të ndjekura nga SPAK, ndërsa hetimet po fokusohen te procedurat e privatizimit dhe personat që kanë pasur rol institucional në atë periudhë.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit