Aplikacion
Ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish zv.kryeministri, Gazment Oketa është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të dëshmojë në gjyqin për dosjen “Partizani”.
Ish ministri është thirrur nga SPAK për të dëshmuar për çështjen e privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani”. Seanca nis në orën 10:00.
Të pandehur për këtë dosje janë Sali Berisha në cilësinë e ish-kryeministrit, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë.
Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja.