zoom

Aktualitet

U evakuan 12 familje dhe flakët u përhapen në disa fshatra, arrestohet 20-vjeçari pas zjarrit në Fier

U evakuan 12 familje dhe flakët u përhapen në disa fshatra, arrestohet 20-vjeçari pas zjarrit në Fier

Një 20-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka shkaktuar një zjarr që u përhap jashtë kontrollit në fshatin Drizë dhe në zona përreth, duke rrezikuar banesa dhe duke shkaktuar dëme materiale.

Në pranga ka rene i riu me inicile N. J., banues në Drizë, pas hetimeve për zjarrin e rënë më 05 korrik 2026.

Dyshohet se i riu ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të babait të tij, me qëllim djegien e disa barishteve, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë, duke prekur disa fshatra dhe duke shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e situatës, policia ka evakuuar 12 familje, banesat e të cilave u rrezikuan nga përhapja e flakëve.

Pas ndërhyrjes se shërbimeve të Policisë, zjarrfikësve, Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS) – Njësia Fier, si dhe helikopterëve të Forcave të Armatosura, u bë e mundur shuarja e zjarrit pa pasoja për jetën e qytetarëve.