zoom

Lajme

“Do t’i kërkojmë dorën ‘Diellës’”- Korreshi i “gjen” burrë ministres robot, kastravec me bateri për “pajën”

“Do t’i kërkojmë dorën ‘Diellës’”- Korreshi i “gjen” burrë ministres robot, kastravec me bateri për “pajën”

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka tërhequr vëmendjen sot në seancën plenare me një veprim ironik drejtuar qeverisë dhe konkretisht ministres së sapoemëruar të Inteligjencës Artificiale, “Diella”.

Korreshi u shfaq në oborrin e Kuvendit me një njësi qëndrore kompjuteri, të cilën e prezantoi si “bashkëshortin” e Diellës, si dhe me një dhuratë simbolike, katravec me bateri, të cilën e cilësoi si “pajë”.

“Është burri i Diellës, bashkëshorti i Diellës. Do t’i kërkojmë dorën,” u shpreh ai me ironi, duke i veshur “Diellës”, ministres digjitale virtuale të qeverisë, karakteristika njerëzore.

Për “dhuratën” që shoqëronte këtë “martesë”, Korreshi shtoi: “Është dhuratë specifike për Diellën, një bllok baterie. Kur t’i ikin dritat, ta ketë gati, të mos endet vërdallë rrotullamja.”

Deputeti demokrat synoi të ironizojë vendimin e qeverisë për krijimin e një ministrie për Inteligjencën Artificiale, duke e cilësuar si formë talljeje me qytetarët shqiptarë.

“Meqë kryeministri tallet me shqiptarët, ne i gjejmë edhe burrin Diellës. Do ketë dhe kalamaj më vonë,” shtoi Korreshi me tone sarkastike.

Postime të lidhura