zoom

Lajme

E papritur! Diella mbështet Florian Binajn për Bashkinë e Tiranës

E papritur! Diella mbështet Florian Binajn për Bashkinë e Tiranës

Ndonëse e quajti antikushtetuese, kryedemokrati Sali Berisha duket se ka ndryshuar mendim për ministren e qeverisë Rama, Diella.

Ai ka publikuar në rrjete sociale një videomontazh, ministrja virtuale shfaqet duke “mbështetur” kandidatin e pavarur për bashkinë e Tiranës që mbështetet nga PD, Florian Binaj dhe jo Ogerta Manastirliun. 

“Siç të gjithë më njihni, unë jam Diella dhe mbështes publikisht kandidaturën e Florian Binajt për bashkinë e Tiranës. Unë jam e programuar kundër abuzimeve (për momentin) dhe në bazë të algoritmeve të mia, e vetmja kandidaturë që nuk paraqet probleme me abuzimet, me ndershmërinë dhe në interesin publik është ajo e Florian Binjat. Ndryshe nga ish-kolegia ime, ministre dhe kandidate për bashki, znj, Manastirliu. Dhe diçka e fundit. Po nuk më patë në ekrane dhe rrjete sociale do të më kenë hequr nga priza. Arsyet dihen.”, thuhet në montazh.

Postime të lidhura