zoom

Lajme

Flor Binaj flet për “Portokallinë”: Më vjen keq kur e shoh, aktorët aty janë të trishtuar!

Flor Binaj flet për “Portokallinë”: Më vjen keq kur e shoh, aktorët aty janë të trishtuar!

I ftuar në “Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani, aktori Florjan Binaj ka folur për Portokallinë, vite pas largimit të tij jo dhe aq me të mira.

Binaj rrëfeu se i vjen keq ta shohë spektaklin ku ai vetë u angazhua për pothujase 2 dekada, pasi “aktorët janë të trishtuar”.

“Nuk e shoh “Portokallinë”! Ndihem keq kur e shoh. E kam provuar ta shoh 5 minuta dhe më vjen keq. Nuk dua të shoh diçka ku kam kaluar 18 vite të jetës sime në atë gjendje. Ka rënë entuziazmi!”, u shpreh aktori i humorit dhe kandidati për bashkinë e Tiranës.

Ai shtoi se nëse sheh në sytë e aktorëve, ata janë të trishtuar dhe nuk krijohen më personazhe të rinj:

“Po t’u shohësh sytë aktorëve, janë të gjithë të trishtuar. Kanë ngelur po tek ato personazhe, nuk kanë entuziazëm për të bërë personazhe të reja. Tani ke 5-6 vite që ke po të njëjtat personazhe”.

Postime të lidhura