Aplikacion
“Diella” e Ramës ka një të veçantë. Përveç “trurit” inteligjent, imazhi i saj njerëzor ka tejkaluar fantazinë. Në një foto të fundit, Diella, e veshur me rozë, shfaqet me 6 gishta dore.
Ky është një nga gabimet më zakonshme që bën “IA” nëgjenerimin e fotografive, por në rrjetet sociale kanë shpërthyer talljet.
“Diella ka gjashtë gishta?! Në fund të mandatit do ketë 60 tendera më shumë se çdo ministër tjetër!”, shkruan një komentues.
Ndërkohë, ekspertët e inteligjencës artificiale kanë një shpjegim më teknik për fenomenin:
“Është thjesht një gabim i zakonshëm i modeleve gjenerative të imazheve. Ndonjëherë, në përpjekje për të qenë më ‘njerëzore se njerëzit’, IA e tepron me detajet. Thjesht s’e ka ndalur njeri në kohë.”
Nga ana tjetër, burime jozyrtare bëjnë me dije se në versionin e ardhshëm Diella do të ketë dy trupa, për të qenë njëkohësisht në dy ministri.
