Aplikacion
Ministrja virtuale Diella ka tërhequr vëmendje ditët e fundit dhe është e shumëkomentuar kudo.
Qeveria përpiqet ta shesë si një model inovacioni që do të luftojë korrupsionin, ndërsa në studion e “Top Albania Radio”, Diella është bërë temë për shaka dhe tallje.
Moderatorët Salsano Rrapi e Albana Perhati i bëjnë një rreng Erjola Doçit. Albana Perhati e telefonon live Doçin dhe i prezantohet si një punonjëse e Kryeministrisë që ka një ofertë për t’i bërë.
“Të jesh imazhi i ministres Diella”, i thotë ajo.
“Seriozisht është kjo?”, përgjigjet Erjola Doçi.
Albana Perhati vazhdon më tej: “Po, seriozisht. Po ju marr nga zyra e Kryeministrit.”
Si përgjigje, Erjola Doçi thotë se do ta pranonte këtë rol vetëm nëse propozimin e merr direkt nga kryeministri.
“Diella e kishte një afat deri në dhjetor. Dhe e di kush është e çuditshmja. Kur u vu Diella thashë po këta si nuk më kanë menduar mua.
E përgëzoj kryeministrin sepse ka bërë super PR, por vetëm nëse propozimin do ma kishte bërë vetë kryeministri personalisht,”- thotë ajo./ Zoom.al