Aplikacion
Artistja Celine Dion ka bërë të ditur se po lufton me ngërçet e muskujve dhe se rikuperimi i saj nuk po shkon ashtu siç priste. Për shkak të problemeve shëndetësore, asaj iu desh t’i shtynte koncertet nëpër Evropë.
https://www.instagram.com/p/Cc7rnJjgbM-/
“Më vjen keq që duhet ta ndryshojmë edhe një herë turneun tonë të planifikuar në Evropë. Së pari na u desh të shtynim koncertet për shkak të pandemisë, dhe tani duhet të shtyjmë disa për shkak të problemeve të mia shëndetësore. Fatkeqësisht, disa do të më duhet t’i anuloj”, ka thënë ajo në një video të postuar në Instagram.

Këngëtarja ka treguar se është ende duke marrë ilace e se shërimi mund të zgjasë më shumë seç e priste. Turneu do të nisë në shkurt të vitit të ardhshëm. Koncertet zgjasin deri në prill, kur Celine do të bëjë një pushim. /L.K
/Zoom.al
