zoom

Të gjitha

“Kur ata më pyesin se pse zgjodhe Zelandën e Re”/ Vesa Luma i përgjigjet ndjekësve

Ka disa vite që Vesa Luma së bashku me familjen e saj jeton në Zelandën e Re. Edhe pse nuk është shumë aktive në tregun muzikor, ajo qëndron pranë fansave përmes rrjeteve sociale.

Vesa është mjaft aktive në “Instagram”, ku herë pas here ndan me ndjekësit mendimet e saj për situata dhe tema nga më të ndryshmet. Por jo vetëm kaq, pasi poston edhe foto e video nga përditshmëria.

Duke qenë se Vesa dhe Big Basta kanë vendosur që të largohen nga Kosova dhe Shqipëria për të jetuar në një vend të huaj, ata shpeshherë janë përballur me pyetjen se pse zgjodhën të iknin në Zelandën e Re ?

“Kur ata më pyesin se pse zgjodhe Zelandën e Re”, shkruan Vesa bashkëngjitur me imazhet në fjalë që menjëherë janë pëlqyer shumë nga mijëra ndjekësit.

Bëhet fjalë për mrekullitë e parajsës që të ofron Zelanda e Re, që shquhet si një prej vendeve më të bukura në botë. Në imazhet e postuara në “TikTok” dhe “Instagram”, Luma shihet duke shijuar kënaqësinë e një parku paqësor së bashku me djalin e saj në Zelandë./L.K

/Zoom.al