Aplikacion
Banka Kombëtare Tregtare (BKT), një prej institucioneve më të mëdha financiare në vend, akuzohet se është shndërruar në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista, duke u vënë në shërbim të organizatave kriminale.
Sipas dosjeve hetimore dhe të dhënave të siguruara nga organet e drejtësisë, BKT është përdorur gjerësisht për të kanalizuar miliona euro të përfituara nga trafiku i drogës, mashtrimi, korrupsioni dhe evazioni fiskal në sektorin e ndërtimit, energjisë dhe bizneseve të kontrolluara nga krimi i organizuar.
Kjo bankë, nën pronësinë e Ahmet Çalık dhe administrimin e Mehmet Seyhan Pencablıgil, dyshohet se ka ndihmuar në pastrimin e parave të trafikut të drogës përmes dhënies së kredive individëve të lidhur me krimin e organizuar, duke i kanalizuar këto fonde në sektorin e ndërtimit apo në investime për ngritjen e bizneseve të reja.
Në fokus të skandalit është rasti i Suel Çelës, i shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i një prej organizatave më të rrezikshme në Shqipëri. Në korrik 2024, kompania “Çela P shpk.” në emër të babait të tij, Petrit Çela, përfitoi nga Bashkia Elbasan 7 hektarë pyje për ndërtimin e paneleve fotovoltaike. Kjo kompani, që kontrollon edhe tregun agro-ushqimor të Elbasanit, mbështetet financiarisht nga BKT, e cila i ka dhënë kredi të majme për investime, pavarësisht se ligji ndalon përfitimin e tenderave publikë nga persona të lidhur me krimin.

Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin