Aplikacion
Pas publikimit të një artikulli nga Zoom.al, që hedh dritë mbi disa lidhje të dyshimta mes individësh të shpallur nën hetim dhe Bankës Kombëtare Tregtare, kjo e fundit ka reaguar me një deklaratë të ashpër, duke përgënjeshtruar përmbajtjen e lajmit dhe duke e cilësuar si një sulm të qëllimshëm për dëmtimin e reputacionit.
Në vend që të japë sqarime konkrete mbi çështjet e ngritura në artikull, ku të dhënat tregojnë se BKT ka kaluar nga roli i një institucioni kredidhënës, në atë të një “lavatriçeje” të pastrimit të parave të pista, banka në fjalë zgjedh një ton të përgjithshëm dhe refuzues, pa hyrë në detaje rreth emrave apo transaksioneve të përmendura.
Edhe pse pretendon se nuk ekziston asnjë hetim apo proces ligjor kundër bankës, deklarata nuk sqaron nëse individët e përmendur kanë pasur ose jo ndonjë marrëdhënie me bankën – një element kyç për të hedhur poshtë akuzat.
Për më tepër, deklarata e BKT-së shmang plotësisht çdo diskutim mbi kontrollin e brendshëm apo mekanizmat që mund të parandalojnë transaksione të dyshimta, gjë që lë vend për dyshime në një klimë ku besimi ndaj institucioneve financiare është i brishtë.
Në deklaratë përmendet mbikëqyrja nga autoritetet rregullatore, por pyetja që ngrihet natyrshëm është: A janë këto autoritete realisht të afta dhe të pavarura për të hetuar me objektivitet rastet kur përfshihen banka me ndikim në treg?
BKT ka detyrimin të dalë përtej deklaratave të përgjithshme dhe të publikojë informacion të verifikueshëm që përjashton çdo përfshirje në skandale të mundshme, përndryshe, çdo mohimi i thatë do të shihet si një përpjekje për të shpëtuar imazhin, jo për të vërtetuar të drejtën.
Reagimi i plotë:
BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme
Së fundmi, një portal lajmesh publikoi një artikull të pasaktë dhetendencioz, i cili u shpërnda më vonë nga disa portale të tjeradhe llogari në rrjetet sociale. Ky artikull përmendte emra tënjohur për publikun e gjerë, të cilët janë nën hetim ngaautoritetet ligjzbatuese, duke i lidhur ato me disa pretendime tëpavërteta dhe spekulime mbi hetime që nuk ekzistojnë, përBankën Kombëtare Tregtare, duke u përpjekur për të ndërtuarnjë narrativë të sajuar me qëllimin e vetëm për të implikuarpadrejtësisht BKT-në.
Ne deklarojmë në mënyrë të prerë se ky artikull është plotësishti pavërtetë dhe me qëllime keqinformuese, dhe duket se ështëpjesë e një fushate të qëllimshme për të dëmtuar reputacionin e BKT-së — një prej institucioneve financiare më të besueshme nëShqipëri, që operon nën mbikëqyrjen e autoriteteve rregullatorepërkatëse dhe e vlerësuar vazhdimisht si një ndër bankat më tëmira në Shqipëri.
Nuk ka asnjë hetim apo proces ligjor kundër BKT-së dhe bankanuk është kontaktuar nga asnjë autoritet lidhur me akuzat e përmendura në këto portale. Publikime të tilla të kësaj natyrekanë ndodhur herë pas here, dhe ne kemi ndërmarrë veprimetligjore për të mbrojtur interesat e bankës, të drejtuesve të saj dhetë aksionarëve kundrejt dëmtimit të reputacionit të shkaktuar ngakëto lajme të sajuara.
Ne jemi plotësisht të sigurtë në integritetin tonë, në mënyrën e funksionimit dhe në përputhshmëri me të gjitha ligjet dherregulloret në fuqi, dhe jemi të hapur ndaj çdo hetimi ngainstitucionet përkatëse ligjzbatuese dhe mbikëqyrëse.
Reagimi në detaje ndaj publikimeve të tilla për shkak të ligjit tëmbrojtjes së të dhënave personale e kufizon bankën për t’upërgjigjur për çdo element të përmendur në këto publikime. Megjithatë, ne ritheksojmë gatishmërinë tonë për tëbashkëpunuar plotësisht me çdo hetim apo autoritet ligjor, nësekjo do të kërkohet.
Ne besojmë te sistemi i drejtësisë, që do të mbrojë të drejtën e institucioneve dhe drejtuesve të tyre nga këto sulme dashakeqësedhe lajme të pavërteta të cilat synojnë prishjen e imazhit dheminimin e besimit ndaj institucioneve bankare përmeskeqinformimit duke përbërë rrezik për stabilitetin financiar tëvendit. Veprime të tilla janë të dënueshme me ligj në shumëvende të tjera.
Banka Kombëtare Tregtare mbetet e përkushtuar për të ruajturstandardet më të larta të integritetit, transparencës dhe shërbimitndaj klientëve.
Falënderojmë klientët tanë, partnerët dhe publikun e gjerë përbesimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Banka Kombëtare Tregtare
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës