Aplikacion
Dalja në dritë e dokumenteve të reja ka zbardhur prapaskenat e operacionit të SPAK ku u godit një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës në Europë.
Në qendër të hetimeve janë vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela, ndërsa një tjetër emër kyç është Fadil Balla, i njohur si “Shijaksi”.
SPAK ka sekuestruar 17 tonë kokainë dhe pasuri të shumta, përfshirë kompleksin “Ajman Park Resort”, ndërsa hetimet kanë zbuluar përfshirjen e Raiffeisen Bank në skemat e pastrimit të parave.
Gjatë prezantimit të raportit vjetor të SPAK për vitin 2024, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi se një pjesë e bankave të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri janë përfshirë në skemat e pastrimit të parave. Sipas tij, organizatat kriminale ndërkombëtare, përfshirë mafian italiane, kanë përdorur bizneset shqiptare si ndërmjetës për të futur fitimet e tyre në sistemin bankar, përmes transfertave të shumta dhe të fragmentuara.
Pikërisht kjo skemë duket se lidhet me rastin e Fadil Ballës i cili më 25 prill 2023, transferoi 100% të aksioneve te banka si garanci kredie, dy vite përpara aksionit të SPAK.

Transferimi është realizuar pasi Balla kishte marrë një kredi në Raiffeisen dhe kishte lënë si garanci 100% të aksioneve të “Ajman Park”. Aktualisht, kjo pasuri është sekuestruar nga shteti që prej 14 gushtit 2023, ndërsa banka është njoftuar për vendimin. Kontrata e kredisë dhe marrëdhëniet financiare mes biznesit dhe bankës do të jenë pjesë e hetimeve për pastrimin e parave.

Fadil Balla, i njohur edhe si Julian Balla, është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai njihej prej vitesh si ish-president i klubit të futbollit “Erzeni” dhe pronar i “AMR Ajman Park”. Hetimet e SPAK kanë përfituar nga zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin SkyECC, ku rezulton se Ervis Çela dhe Franc Çopja ishin drejtuesit e grupit kriminal.
Sipas dosjes, rruga e trafikut fillonte nga Paraguai, përmes portit Villetas, dhe më pas kokaina shpërndahej nëpër Europë, kryesisht në portet e Belgjikës, Holandës, Gjermanisë dhe Spanjës. Zoom.al/
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës