Aplikacion
Një qytetare nga Laçi, me inicialet Xh.Xh., ka fituar një betejë të gjatë ligjore ndaj Raiffeisen Bank, pasi emri i saj u përdor në një kontratë kredie që, sipas gjykatës, ishte e falsifikuar.
Sipas dokumenteve, gruaja ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj në vitin 2006, por një vit më vonë Raiffeisen nënshkroi një kredi prej 900 mijë lekësh me ish-bashkëshortin, duke e futur edhe atë si bashkëkredimarrëse, ndonëse martesa ishte e zgjidhur dhe ajo nuk kishte dijeni për këtë detyrim.
Kur ish-burri nuk shlyeu këstet, banka nisi procedurat ndaj saj.
Tri vite më pas, banka i dërgoi një njoftim për detyrimet e prapambetura, ndonëse gruaja nuk kishte asnjë dijeni për ekzistencën e kredisë. E detyruar nga situata, ajo depozitoi kallëzim penal në prokurori.
Në vitin 2010, Xh.Xh. u njoftua për detyrime të kredisë, çka e detyroi të depozitonte kallëzim penal.
Pas hetimeve, ish-bashkëshorti u shpall fajtor për “falsifikim dokumentesh”, ndërsa në vitin 2014, Gjykata e Tiranës shpalli të pavlefshme kontratën e kredisë për pjesën që lidhej me qytetaren dhe i dha asaj një dëmshpërblim prej 50 mijë lekësh për dëmin moral.
Në vitin 2011, Raiffeisen i kishte kërkuar falje qytetares duke e informuar se nuk kishte asnjë detyrim ndaj bankës. Por një vit më pas, sipas denoncimit të saj, banka kishte vijuar procedurat e ekzekutimit, deri në sekuestrimin e banesës.
Pas skandalit të mikrokredive, ky rast ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si edhe bankat e nivelit të dytë verifikojnë dokumentet dhe përgjegjësinë e tyre në situata të ngjashme./ Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës