zoom

Lajme

Alarmi i SHBA për sulme nga Irani në Shqipëri/ Peleshi, opozitës: Mos përhapni panik

Alarmi i SHBA për sulme nga Irani në Shqipëri/ Peleshi, opozitës: Mos përhapni panik

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi ndaj deklaratave të Fatmir Mediu lidhur me kërkesën për mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kjo kërkesë erdhi pas paralajmërimit të Ambasada e SHBA në Shqipëri për rreziqe të mundshme nga grupe të lidhura me Iran.

Peleshi theksoi se deklarata të tilla duhet të trajtohen me përgjegjësi të lartë, duke nënvizuar se çdo prononcim publik nga figura politike mund të ndikojë drejtpërdrejt në perceptimin dhe reagimin e qytetarëve.

Sipas tij, ngritja e çështjeve të sigurisë në mënyrë publike, pa një verifikim apo koordinim paraprak institucional, mund të krijojë pasiguri dhe panik të panevojshëm.

Ai i bëri thirrje Mediut që shqetësime të kësaj natyre të diskutohen fillimisht në kanale zyrtare dhe jo në media, duke shtuar se politikanët duhet të tregojnë maturi për të shmangur keqinterpretimet nga opinioni publik.

“Ju bëj thirrje shumë serioze që si politikan me eksperiencë të ngriheni në lartësinë e përgjegjësisë të fjalëve që thoni, sepse kanë pasoja në opinion, sepse e thënë nga një deputet merret seriozisht dhe mund të shkaktojë panik edhe pse mund të jetë një deklaratë pa baza. Thirrje të tilla serioze t’i konsultojmë në biseda jo publike, sepse populli mendon se e keni menduar gjatë nuk e dinë se shpesh herë krijohet për politikë”, tha Peleshi./ Zoom.al

Postime të lidhura