zoom

Bota

Rrëzohet avioni amerikan mbi Iran/ ShBA kërkon pilotin, Garda vendos shpërblim për kokën e tij

Rrëzohet avioni amerikan mbi Iran/ ShBA kërkon pilotin, Garda vendos shpërblim për kokën e tij

Një avion luftarak amerikan i tipit F-15E është rrëzuar mbi territorin e Iranit gjatë përshkallëzimit të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, konfirmuan zyrtarë amerikanë.

Avioni u godit nga forcat iraniane, duke shënuar rastin e parë të konfirmuar të rrëzimit të një avioni amerikan nga armiku në këtë luftë.

Në bord ndodheshin dy anëtarë të ekuipazhit. Njëri prej tyre është shpëtuar me sukses, ndërsa tjetri rezulton ende i zhdukur. Forcat amerikane kanë nisur një operacion intensiv kërkim-shpëtimi për gjetjen e tij.

Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë deklaruar se po kërkojnë gjithashtu në zonën e rrëzimit dhe u kanë bërë thirrje civilëve për ndihmë. Një shpërblim i majmë është vendosur për këdo që gjen pilotin apo jep të dhëna rreth tij.

Mediat iraniane raportojnë se janë publikuar pamje të mbetjeve të avionit dhe janë përmendur edhe shpërblime për kapjen e anëtarit të zhdukur të ekuipazhit.

Postime të lidhura