zoom

Bota

Franca kundër hapjes me forcë të Hormuzit

Franca kundër hapjes me forcë të Hormuzit

Ndërkohë që marrëdhëniet midis Francës dhe SHBA-së vazhdojnë të mbeten të tensionuara, presidenti francez deklaroi të enjten se ndërmarrja e një operacioni ushtarak për hapjen e Ngushticës së Hormuzit do të ishte jo realiste.

Reagimi francez erdhi pasi presidenti Trump sfidoi aleatët duke iu thënë të shkonin të hapnin ngushticën dhe të merrnin naftën. Macron iu tha gazetarëve gjatë vizitës në Korenë e Jugut se ky nuk ka qenë asnjëherë një opsion për Francën.

“Do të zgjaste një kohë të gjatë dhe do t’i ekspozonte të gjithë ata që kalojnë nëpër ngushticë ndaj rreziqeve nga rojet e revolucionit, por edhe nga raketat balistike. Ajo që kemi thënë që në fillim është se kjo ngushticë duhet të rihapet sepse është strategjike për rrjedhat e energjisë, pesticidet dhe tregtinë ndërkombëtare, por kjo mund të bëhet vetëm në konsultim me Iranin”.

Macron komentoi gjithashtu deklaratat e Trump për NATO-n, të cilën ai e quajti një “tigër prej letre”.

“Nuk dua të bëj komente të vazhdueshme për një operacion që amerikanët e kanë vendosur vetë me Izraelin. Ata mund të shprehin keqardhje për faktin se nuk po ndihmohen, por ky nuk është operacioni ynë. Ne duam paqe sa më shpejt të jetë e mundur”.

Presidenti Trump bëri batuta lidhur me presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit. Trump deklaroi se kishte telefonuar Macron, të cilin, sipas tij, gruaja e trajton “jashtëzakonisht keq.”

Ai shtoi se Macron ishte ende duke u rikuperuar nga dëmtimi i krahut të djathtë deri në nofull, duke aluduar në një video në të cilën çifti presidencial francez dukej se kishin tensione mes tyre. Macron u kundërpërgjigj duke thënë se komentet e Trump për të dhe gruan e tij, Brigitte, nuk ishin as elegante, as proporcionale në këtë moment.

Postime të lidhura