zoom

Aktualitet

Antiterrori forcon masat pas alarmit të SHBA, monitorime të ambasadave dhe të kampit të MEK

Antiterrori forcon masat pas alarmit të SHBA, monitorime të ambasadave dhe të kampit të MEK

Pas paralajmërimit të bërë nga Ambasada e SHBA në Shqipëri, ku u ngrit shqetësimi për rreziqe të mundshme nga grupe të lidhura me Iran, strukturat e sigurisë në vend kanë rritur nivelin e gatishmërisë.

Njësitë e Antiterrorit kanë intensifikuar zbatimin e planit të masave, duke shtuar analizën dhe monitorimin e situatës në terren.

Mësohet janë zhvilluar edhe takime të posaçme me përfaqësues të Ambasada e SHBA në Shqipëri dhe Ambasada e Izraelit në Shqipëri, për të koordinuar veprimet dhe shkëmbimin e informacionit.

Edhe pse masat ishin ndërmarrë më herët, paralajmërimi i fundit ka sjellë një vlerësim më të thelluar të rrezikut dhe një përforcim të angazhimit të strukturave të sigurisë. Në fokus të këtyre masave janë objektet diplomatike, përfshirë ambasadat, si dhe zona të konsideruara të ndjeshme, si godina e muxhahedinëve në Manëz dhe hapësira të mëdha publike.

Ndërkohë, pjesë e këtij angazhimi është edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili në bashkëpunim me strukturat e Antiterrorit do të fokusohet veçanërisht në sigurinë e objekteve diplomatike dhe monitorimin e çdo zhvillimi të dyshimtë./ Zoom.al

Postime të lidhura