zoom

Aktualitet

Ambasada amerikane reagon sërish: Po bashkëpunojmë me autoritetet shqiptare

Ambasada amerikane reagon sërish: Po bashkëpunojmë me autoritetet shqiptare

Pas njoftimit të një dite më parë për rreziqe të mundshme sigurie, Ambasada e SHBA në Shqipëri ka reaguar zyrtarisht, duke theksuar se po punon ngushtë me institucionet shqiptare për menaxhimin e situatës.

Në një përgjigje për mediat, ambasada bëri të ditur se bashkëpunimi me autoritetet në Shqipëri është intensiv dhe i vazhdueshëm, me qëllim vlerësimin e çdo rreziku të mundshëm dhe marrjen e masave përkatëse parandaluese. Reagimi vjen pas paralajmërimeve se grupe të lidhura me Iran mund të synojnë objekte apo zona të caktuara në vend.

“Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë në çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka shfaqur një angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë.

Ne do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm”, ishte reagimi i ambasadës.

Por nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të sfidojë hapur ambasadën amerikane në Tiranë, duke e etiketuar paralajmërimin zyrtar të saj për sulme iraniane si një “hamendësim”.  Rama ka shpërfillur mesazhet paralajmëruese të SHBA-së, duke mos treguar se qeveria e tij po e merr seriozisht situatën./ Zoom.al

Postime të lidhura