Aplikacion
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani, duke theksuar se nuk ka vend për panik.
Duke folur për gazetarët para hyrjes në Kuvend, ai u shpreh se njoftimi nuk është specifik vetëm për Shqipërinë, por është shpërndarë nga ambasadat amerikane në të gjithë Evropën, në kuadër të masave të përgjithshme të sigurisë për qytetarët amerikanë.
“Nuk ka vend për shqetësim. Ambasada Amerikane ka bërë deklaratën e saj në përputhje me masat e sigurisë që kanë për qytetarët amerikanë. Vend për të pasur kujdes për sigurinë patjetër që ka, por kjo është e gjithkohshme, për më tepër në një kohë kur bota ndodhet në një situatë të tillë.
Besoj se kjo kërkesë ka shkuar për të gjitha ambasadat në Evropë, për të gjithë qytetarët amerikanë në të gjithë kontinentin, jo vetëm për Shqipërinë. Ky informacion është dhënë patjetër edhe për Shqipërinë sepse kemi mbajtur një regjim ndaj një regjimi që ka cenuar interesat kombëtare shqiptare,” tha ai.