zoom

Të gjitha

Eliona Pitarka ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë

Eliona Pitarka ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë. Aktorja dhe partneri i saj kanë mbajtur një dasmë luksoze në një ditë shumë speciale për ta, pasi 22 Marsi është dita kur ka lindur bija e tyre, Gala.

Ka qenë vetë Eliona, e cila ka ndarë video nga ceremonia madhështore ku ka zbuluar edhe look-un e saj si nuse.

Nuk kanë munguar as kolegët e saj të “Klanifornia”, të cilët kanë ndarë foto e video, teksa shihen të ulur së bashku në një tavolinë, si Behar Mera, Olsi Bylyku me Eglin, Visjan Ukcenaj, Delinda Disha, Orinda Huta dhe Turjan Hysko, Jul Deda etj./L.K

/Zoom.al