zoom

Të gjitha

Arnold Schwarzenegger i bën thirrje Putin të ndalë luftën

Arnold Schwarzenegger i bën thirrje Putin të ndalë luftën

Aktori, producenti Arnold Schwarzenegger, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që ta ndalojë këtë luftë që ka nisur midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në një video të gjatë nëntë minutëshe të postuar në llogarinë e tij në Twitter, aktori ka përshkruar historinë e tij me Rusinë, pikëpamjet mbi konfliktin dhe për nevojën që të ndalet pushtimi rus.

Në fund të videos, ai iu drejtua presidentit rus me fjalët: “President Putin, ju e nisët këtë luftë. Ju jeni duke e udhëhequr këtë luftë dhe ju mund ta ndaloni këtë luftë”.

https://twitter.com/i/status/1504426844199669762

Schwarzenegger, i cili ishte ndër të parët që bëri një film në Moskë me “Red Heat” në 1988, shprehu admirim për ata që protestonin kundër luftës në Rusi.

Ai foli edhe për paragjykimet e babait të tij ndaj Rusisë për shkak të përvojave të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Babai i Schwarzenegger, Gustav, ishte nazist dhe shërbeu në luftë derisa u plagos gjatë pushtimit të Rusisë në 1942./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura