zoom

Të gjitha

Beatriks Ramosaj reagon për shprehjen e saj “Si i thonë bukur në shqip?”

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë një prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP. Në rrjetet sociale, ajo ishte tallur me të madhe për një frazë të pakuptimtë që ajo kishte thënë një herë, duke u shprehur: “Si i thonë bukur në shqip?”.

Pasi ka dalë nga shtëpia dhe ka parë gafën e saj, Ramosaj ka qeshur edhe vet me atë që kishte thënë. Së fundmi, ajo bëri të njëjtën gë kur publikoi një video në rrjetin social TikTok, duke treguar reagimin e saj pasi dëgjon “frazën e famshme”.

Ajo e nis videon duke përsëritur fjalët e njëjta që kishte thënë në dhomën e rrëfimit, ku në një momentit nuk i kujtoheshin fjalët  dhe kishte përfunduar duke thënë: “Qysh thuhet bukur në shqip”. Kujtojmë që kjo frazë ishte shndërruar në ‘meme’ edhe gjatë një proteste në Tiranë kundër rritjes së çmimeve./L.K

/Zoom.al