zoom

Bota

Si do i jepet fund luftës së Rusisë? DW: Trumpi hesht, Ukraina debaton

Donald Trump, fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, nuk ka paraqitur ende një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Megjithatë, gjatë fushatës zgjedhore, ai siguroi se do mund t’i jepte fund luftës “brenda 24 orëve”. Sipas raportimeve të mediave, diskutimet për këtë janë duke u zhvilluar në ekipin e tij

Siç raportoi së fundmi Wall Street Journal (WSJ), duke cituar tre burime të afërta me Trump, një nga planet do të kërkonte që Ukraina të pranonte të mos bashkohej me aleancën e mbrojtjes të NATO-s për të paktën 20 vjet. Në këmbim, Uashingtoni do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë për të penguar Federatën Ruse nga sulme të mëtejshme.

Sipas WSJ, të gjitha propozimet përfshijnë “ngrirjen” e luftës, që do të nënkuptonte pushtimin e rreth 20 për qind të territorit ukrainas nga Rusia. Duke cituar burimet e veta, gazeta The Telegraph shkroi se si pjesë e planeve të tij, Trump mund t’u bëjë thirrje trupave evropiane dhe britanike të sigurojnë një zonë tampon prej 1,300 kilometrash midis ushtrive të Ukrainës dhe Federatës Ruse.

“Ukrainasit mish për top”

Ndërkohë, në Ukrainë, nuk përjashtohet më që SHBA të imponojë skenarë të papranueshëm në vend pas ardhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë,  që mund të çojë në një “pushtim të ngadalshëm” të Ukrainës nga Rusia pas “ngrirjes së luftës”. “Është qesharake të lexosh iluzionet optimiste se si Trump do t’i tregojë vendin Rusinë, do të furnizojë me armë dhe do t’i japë fund luftës”, shkruan një përdoruese me pseudonimin “Dragonfly” në rrjetin social X. “Kam ndjesinë se tashmë kemi humbur. Me fitoren e tij në zgjedhje, metoda e tij është marrëveshje me një agresor, një terrorist, një vrasës masiv dhe një kriminel lufte.

Përdoruesja e Facebook-ut Oksana Lysiak gjithashtu shpreh moskuptim. “Gjëja kryesore që njerëzit nuk duan të kuptojnë – ose bëjnë sikur nuk e kuptojnë – është se Putini nuk i do ukrainasit nga dashuria vëllazërore apo diçka e tillë, por si mish për top dhe milingona punëtore për një sulm ndaj bastionit evropian”.

Gazetari ukrainas Andrij Herasym shprehet me frikë në Facebook: “Trump do të thotë se e ka ‘vënë në rregull’ gjithçka. Ai do të ndalojë financimin e Ukrainës dhe më pas do të thotë se e gjithë përgjegjësia e mëtejshme i takon Evropës. Në fund të fundit, Ukraina është pjesë e Evropës.”

Oleksiy Kopytko, një ekspert ushtarak dhe ish-këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, thekson: “Opcioni më i mirë për ne është: Evropa vetëdijësohet dhe fillon të financojë në mënyrën e duhur mbrojtjen e saj.” Kjo do të thotë se Evropa duhet t’i japë Ukrainës mbështetje të drejtë financiare për “haraçin e lartë” dhe për të ndaluar Rusinë. Në fund të fundit Japonia dhe Koreja e Jugut bëjnë të njëjtën gjë. Vetëm pak ditë më parë, Japonia njoftoi një tjetër paketë ndihme ushtarake. Kjo do të krijonte bazën e një uniteti transatlantik, që i përshtatet vizionit të Trumpit, sipas Kopytko.

“Me makinë llogaritëse në dorë”

Postime të lidhura