zoom

Bota

Zelensky falenderon SHBA-në për minat tokësore/ Si do të përdoren

Vendimi i SHBA-së për të dërguar mina tokësore në Ukrainë është shumë i rëndësishëm për të ndaluar sulmet ruse.

Ky është komenti i presidentit Volodymyr Zelensky, i cili falënderoi administratën amerikane për paketën e re të ndihmës ushtarake me vlerë 275 milionë dollarë.

“Një paketë që përfshin minat shumë të rëndësishme për të ndaluar sulmet ruse dhe që do të forcojë vërtet trupat tona në front”, cilësoi Zelensky.

SHBA i dha dritën jeshile Ukrainës për përdorimin e minave tokësore kundër këmbësorisë me kushtin që të përdoren vetëm brenda territorit të saj.

Një zyrtar amerikan konfirmoi për BBC se Ukraina është zotuar të vërë në funksion vetëm mina që kanë mbetur aktive për një periudhë të kufizuar kohore dhe të mos i përdorë ato në zona me popullsi të dendur.

Postime të lidhura