Aplikacion
Aktorja foli lidhur me pasojat e divorcit te e bija, duke theksuar se gjykata është një fjalë mjaft e njohur për të.
“Gjykata nuk i merr dot çështjet përsipër shumë shpejt dhe një fëmijë që të shkojë të takojë njerëzit e vetë duhet të presë me patjetër datën e gjyqit dhe gjykata për time bijë është një fjalë shumë e njohur, por gjykata është shumë e mirë dhe ne do e marrim lejen,”- theksoi ajo.
Po ashtu, Dembacaj shtoi se ka zgjedhur, ndryshe nga palët e tjera, të mos bëjë viktimën në publik, pasi fëmija qëndron mbi gjithçka.
“Unë kam zgjedhur të mos bëj kurrë viktimën. Palët që bëjnë viktimën mendojnë gjithmonë që do fitojnë në publik, do fitojnë simpatinë e njerëzve, por çka është më e rëndësishmja nuk janë as njerëzit, as publiku, sa është fëmija,”- shtoi ajo.
Aktorja Rudina Dembacaj u përfshi në një sagë të bujshme ligjore për falsifikim dokumentesh, pasi mori vajzën në një udhëtim jashtë vendit pa prokurën e të atit.
Si pasojë, gjykata e dënoi me 6 muaj burg, por të konvertuar në 80 orë shërbim prove. Lidhur me këtë, aktorja është shprehur se ishte një veprim i nxituar për shkak të dëshirës për të udhëtuar me të bijën, por shtoi se është penduar.
Mesa duket prokura nga babai i Viktorias vijon të jetë një pengesë që kjo e fundit të udhëtojë me të ëmën.
Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj u divorcuan para pesë vitesh. Ndërkohë, aktorja është martuar me ish-deputetin, Mark Frroku./ Zoom.al