Aplikacion
Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj, Mark Frroku, kanë folur hapur për jetën në çift dhe sfidat familjare që përballojnë në përditshmëri.
Teksa diskutonin për raportin e tyre, Rudina u ndal te periudhat e vështira që, sipas saj, kalon çdo familje.
“Jemi në moment delikat familjar. Jo unë dhe ti, por familja ka problemet e veta. Ka shpërthime, ka pendesa, ka diskutime. Çfarë mendon se na mban bashkë akoma?”, iu drejtua ajo Markut.
Nga ana tjetër, Mark Frroku u shpreh: “Të gjithë jemi një varg. Dikush më shumë dhe dikush më pak ka problemet e veta ekonomike, shoqërore, familjare. Të mos bëjmë sikur jemi mirë nga të gjitha anët. Të gjitha duan mund, punë dhe përgjegjësi. Jeta luftë është. Ne na mban bashkë dashuria”.