Aplikacion
Studimet, kanë zbuluar se një regjim ushqimor i pasur me arra dhe vaj ulliri është shumë i mirë për uljen e kolesterolit dhe po aq efikas në rënien në peshë si një regjim i pasur në karbohidrate dhe me ushqime me pak yndyrë.
Sipas ekspertëve, ky nuk është përfitimi i vetëm që arrat i ofrojnë organizmit.
Arrat janë të pasura me yndyrna polio-të-pangopura, të cilat i bëjnë mirë shëndetit të zemrës dhe ulin kolesterolin.
Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit e mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë analizuan të dhënat e 245 personave mbipeshë dhe obezë.
Pjesëmarrësit në studim ishin të moshave nga 22 deri në 72 vjeç.
Ata iu nënshtruan tre regjimeve të ndryshme ushqimore.
Regjimi i parë ofronte ushqime me pak yndyrë por të pasura në karbohidrate.
I dyti ofronte pak karbohidrate dhe ushqime me një nivel të lartë yndyre.
Regjimi i tretë ishte i pasur me arra dhe nivel të ulët karbohidratesh.
Ata që ndoqën këtë regjim, konsumonin rreth 40 gramë arra në ditë.
Kjo sasi është e barazvlefshme me një grusht e gjysëm arrash.
Në harkun kohor të gjashtë muajve pjesëmarrësit që ndoqën regjimin me arra humbën njësoj peshë si grupet e tjera me dietë.
Ndërkohë, përveç rënies në peshë, grupi i tretë pati më shumë përmirësime në nivelin e kolesterolit në krahasim me grupet e tjera.
Kolesteroli i keq u ul ndjeshëm tek personat, organizmi i të cilëve ishte më i prirur ndaj diabetit.
Kjo nuk do të thotë se mund ta teproni me ushqimet me yndyrë.
Sipas të dhënave, një regjim ushqimor i pasur me arra ofron yndyrna të mira polio-të-pangopura.
Në fakt, arrat janë të vetmet që ofrojnë kryesisht këtë lloj yndyrnash dhe acidin alfa linolenik.
Ky acid është një formë bimore që rrjedh nga acidet yndyrore omega-3.
Ai është thelbësor për funksionet e organizmit dhe trurit.
Duke qenë se trupi nuk arrin të prodhojë një acid të tillë, organizmi vuan nga mungesa e tij.
Studimi i lartpërmendur është publikuar në revistën e Shoqatës Amerikane të Zemrës.
Publikimi i tij u bë pak kohë pasi shkencëtarët e Harvardit rekomanduan zëvendësimin e yndyrnave të ngopura me ato polio-të-pangopura për një jetë të gjatë dhe zemër të shëndetshme. /AgroWeb.org
Moti i keq, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes në rrugë, pajisuni me goma bore