zoom

Aktualitet

40 ditë rezistencë/ Nis grumbullimi i qytetarëve tek sheshi Skënderbej

40 ditë rezistencë/ Nis grumbullimi i qytetarëve tek sheshi Skënderbej

Sot mbushen 40 ditë nga protesta qytetare kundër qeverisë Rama.

Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, një grua u shpreh se proteston për pensionet që vidhen dhe pronat e grabitura.

Protestuese: Pensionet janë të vjedhura. E vjedh shteti. Ku më del pensioni mua 97 mijë lek. Për asgjë. Marr 9 kokrra në ditë. Tension të lartë, me zemër trashje gjaku. Më del mua? Edhe ilaçet nuk janë të sakta. Në spital nuk vizitohesh dot. Kryeministër është ky? Populli e lë për bukën e gojë. Pse nuk mblidhemi të gjithë? Pse rrinë në kafene pinë kafe? Kam qenë çdo ditë. Nuk iki pa rrëzuar këtë shtet. Ky maskara, të gjithë maskarenjtë. Mediat të japin të vërteta. Mos të thonë pensione të vogla. Vjedhja e pensioneve. Kam toka me certifikatë, nuk i kam marrë. Ai ja jep turkut, arabit. Nuk ka ligj. Nuk dimë nuk marrim një përgjigje të saktë. Do jem këtu deri në fund. Kemi ardhur edhe për këta fëmijë. Dua të më vinë në Shqipëri. Jo të rrinë atje. Të mblidhemi të gjithë, Rama në burg, Saliu në burg, Belinda në burg, Taulanti në burg. I gjithë parlamenti në burg.

Postime të lidhura