Aplikacion
Njolla gjaku janë konstatuar në automjetin e sekuestruar nga policia në kuadër të hetimeve për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezulton i humbur që prej datës 4 qershor.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se automjeti dyshohet të jetë përdorur në ngjarje, ndërsa gjurmët e gjakut do t’i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar origjinën e tyre dhe nëse kanë lidhje me personin e zhdukur.
Për këtë çështje është arrestuar Enea Zyferi, 25 vjeç, kamarier në lokalin e Armand Shakajt, i njohur si Mand Dhelpra, i cili dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e 34-vjeçarit.
Ndërkohë, 41-vjeçari Armand Shakaj është shpallur në kërkim dhe konsiderohet nga hetuesit si personi kryesor i dyshuar në këtë ngjarje.
Më herët, policia ka gjetur edhe motorin e Eglant Koçit, ndërsa dyshohet se ai është transportuar me makinë drejt një destinacioni ende të paidentifikuar.
Fati i 34-vjeçarit mbetet ende i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe kapjen e të dyshuarit kryesor./Zoom.al
Rekordet e Kupës së Botës, Messi dhe Mbappe “kërcënojnë” disa prej arritjeve historike