zoom

Aktualitet

Zbardhet biseda e fundit e gjyqtarit Kalaja me kolegun e tij. Çfarë tha pak orë para se të vritej

Zbardhet biseda e fundit e gjyqtarit Kalaja me kolegun e tij. Çfarë tha pak orë para se të vritej

Zbardhen detaje të reja për masakrën që ndodhi pasditen e djeshme në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u vra brenda në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja.

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar bisedën e tij të fundit me një prej kolegëve, para se të futej në seancë për të dhënë vendimin për një çështje pronësie që i mori jetën.

“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”, mësohet të ketë thënë gjyqtari Kalaja.

Ceremonia për përcjelljen e tij për në banesën e fundit pritet të zhvillohet me nderime shtetërore ditën e mërkurë.

Ndërkohë, autori Elvis Shkambi është i arrestuar nga policia dhe ka pranuar autorësinë e krimit. Sipas tij, ai e vrau gjyqtarin sepse po i merrte një pronë në Shkodër pa të drejtë, duke ia kaluar pronësinë një familjeje tjetër./ Zoom.al

Postime të lidhura