Aplikacion
Të gjitha gjyqet e planifikuara për sot në Gjykatën e Apelit të Tiranës janë pezulluar.
Ky vendim vjen një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri në sallën e gjyqit, teksa shpalli vendimin për një çështje pronësie.
Në nder të gjyqtarit, flamuri në Gjykatën e Apelit është ulur në gjysmështizë.
Në pranga për ngjarjen kanë rënë tre persona: autori Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj./ Zoom.al