Aplikacion
Autori Elvis Shkambi ka dëshmuar sërish për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Ai ka deklaruar se nuk e kishte planifikuar vrasjen, por e ka kryer aktin aty për aty, në momentin që dëgjoi vendimin.
“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë kur dha vendim kundër nesh,”- ka thënë Elvis Shkambi.
I arrestuar për ngjarjen është edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë në gjykatë Banush Koxhaj./ Zoom.al