Aplikacion
Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u vra një ditë më parë për shkak të një çështjeje që kishte në dorë për një pronë në Shkodër.
Gjon Shkambi, një nga palët në proces, pretendonte se pronësia i takonte atij.
Pasi gjyqtari vendosi kundër familjes së tij, nipi i tij, Elvis Shkambi ekzekutoi gjyqtarin në sallën e gjyqit.
Pak muaj më parë, në emisionin “E Diell”, rubrika “Shihemi në Gjyq”, xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi, kishte dalë publikisht duke bërë një kërcënim të hapur ndaj banorëve të godinës.
“E gjej unë formën si me e liru, se e minoj në të katërta qoshet. Të gjithëve në erë do t’iu hedh! Po ju paralajmëroj, të gjithëve në erë kam me ju hedh”, deklaronte Gjon Shkambi në transmetim televiziv, duke pretenduar se prona ishte e familjes së tij me dokumente të rregullta./ Zoom.al