zoom

Aktualitet

Skaneri tregoi për armën, por qëndroi ulur në karrige/ Kush është punonjësi i sigurisë që u arrestua për vrasjen e gjyqtarit

Skaneri tregoi për armën, por qëndroi ulur në karrige/ Kush është punonjësi i sigurisë që u arrestua për vrasjen e gjyqtarit

Banush Koxhaj është punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Apelit që u arrestua për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja një ditë më parë.

Sipas hetimeve të policisë, ai ishte në detyrë dje kur ndodhi vrasja, por nuk ushtroi kontrollet e duhura për ata që u futën në sallën e gjyqit.

Policia thotë se skaneri i gjykatës punonte dhe se në momentin që ka kaluar Elvis Shkambi, ka shfaqur dritën e kuqe, duke treguar për prezencën e armës. Por pavarësisht kësaj, Banush Koxhaj nuk ka ushtruar kontrolle shtesë dhe nuk ka marrë masa.

Elvis Shkambi është futur me armë në sallë dhe në momentin e leximit të vendimit, ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja./ Zoom.al

Postime të lidhura