zoom

Aktualitet

FOTO/ U plagos në seancë, ky është 65-vjeçari që fitoi gjyqin për pronën në Shkodër

FOTO/ U plagos në seancë, ky është 65-vjeçari që fitoi gjyqin për pronën në Shkodër

Personi që shikoni në foton e mëposhtme është Ragip Kurtaj, 65-vjeçari që fitoi gjyqin për pronën në Shkodër, që u bë shkak për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.

Vetë Ragip Kurtaj dhe djali i tij, Ervis Kurtaj, 45 vjeç, mbetën të plagosur kur ndodhi ngjarja në sallën e gjyqit.

Ata u qëlluan nga pala kundërshtare, Elvis Shkambi, i cili pretendonte të drejtën e pronësisë.

Kurtaj mori plagë të lehta në kraharor dhe në këmbë, ndërsa djali në dorë. Të dy u transferuan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, ku ndodhen jashtë rreziku për jetën./ Zoom.al

Postime të lidhura