zoom

Të gjitha

“Qëndrova 322 ditë në izolim, miqtë u tallën me mua”/ Oprah Winfrey flet për pandeminë

“Qëndrova 322 ditë në izolim, miqtë u tallën me mua”/ Oprah Winfrey flet për pandeminë

Ikona e televizionit amerikan, Oprah Winfrey, ka lançuar dokumentarin e saj të ri, “The Color of Care”, kushtuar pabarazive racore në sistemin e kujdesit shëndetësor amerikan.

Gjatë një interviste për “The Los Angeles Times”, me rastin e prezantimit të projektit të saj të fundit, prezantuesja foli për pandeminë e Covid-19 që ka gjunjëzuar të gjithë botën dhe se si e ka përjetuar ajo vetë periudhën e bllokimit.

Ylli televiziv amerikan zbuloi se, për shkak të pandemisë, ajo kaloi 322 ditë në shtëpi, e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Një izolim kaq i gjatë sigurisht që do të kishte efekte negative për shumicën e njerëzve, por Winfrey tha se nuk e kishte të vështirë të jetonte plotësisht e shkëputur nga realiteti për gati një vit.

https://www.youtube.com/watch?v=ndlDJUXVgOs

 “Kam qenë aq e kujdesshme për t’u kujdesur për veten, saqë miqtë e mi kanë filluar të tallen me mua. Unë kam qenë në gjendje të jem me veten time në një mënyrë që nuk kam mundur ta bëj prej vitesh, sepse zakonisht, edhe nëse i kushtoj pak kohë vetes, mendoj se cila është gjëja tjetër që duhet të bëj”, tha ajo për “Los Angeles Times”./L.K

/Zoom.al