zoom

Lajme

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, reagojnë Arbana Osmani e Vesa Luma: Lajm i dhimbshëm

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, reagojnë Arbana Osmani e Vesa Luma: Lajm i dhimbshëm

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, i cili u shua në moshën 40-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak, ka prekur thellë figurat e njohura të ekranit dhe muzikës shqiptare.

Moderatorja Arbana Osmani reagoi përmes një postimi në Instagram, ku u shpreh se lajmi për vdekjen e parakohshme të artistit është tejet i dhimbshëm, duke kujtuar bashkëpunimin e tyre të hershëm në “Top Fest”.

“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë… Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar, Shpat”, shkroi Osmani.

Edhe këngëtarja Vesa Luma ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke e cilësuar Shpatin si një person ndër më të mirët dhe më pozitivët që ka njohur. Ajo i shprehu ngushëllimet familjes së artistit.

“Na trishtove shumë, Shpat… Ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur. Një djalë fisnik e plot jetë, ashtu si këngët e tua që rritën një brez. Dritë pastë shpirti yt”, shkroi Luma.

Artisti u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, dyshohet pas një arresti kardiak./ Zoom.al

Postime të lidhura