Aplikacion
Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare.
Artisti dibran, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.
Mësohet se këngëtari ndodhej në Itali kur pësoi arrestin.
Shpat Kasapi ka një karrierë të gjatë muzikore, ndërsa la pas një djalë, Roarin, me ish-bashkëshorten, Selvije Jao.
Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit.
Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka tronditur botën e artit dhe fansat e shumtë që e kanë ndjekur ndër vite./ Zoom.al