zoom

Lajme

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, ish-bashkëshortes “i bëhet qejfi”:Karma ekziston!

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, ish-bashkëshortes “i bëhet qejfi”:Karma ekziston!

Shpat Kasapi është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një lajmi se ai dhe i vëllai janë dhunuar brutalisht në një dasmë, për shkak se Shpati, i cili ishte këngëtar në festë, mund të ketë shkuar i dehur.

Megjithëse vetë këngëtari u shpreh se “e gjitha ishte një keqkuptim me dasmorët”, Selvija, (ish-)bashkëshortja e Shpatit, ka bërë një reagim disi surprizues në Instagram. Në një foto të publikuar me shpinë nga një peizazh perëndimi, ajo shkroi:

“Nuk hakmerrem sepse Zoti është krijuesi, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda, përfundojnë duke shkatërruar jetën e tyre”.

Patjetër, mund të jetë rastësi, por jo gjithnjë “rastësia është mbreti i botës”, ndonjëherë, mund të jetë edhe thjesht një kunjë e thënë në Instagram.

Sa i përket raportit të Shpatit dhe Selvijes, që prej lajmit se janë divorcuar, ka qenë një rebus i pazgjidhshëm. Fillimisht, Selvija bëri me dije (përmes Instagram-it dhe duke i rënë pak tërthorazi) se po nis një jetë të re; Shpati na tha sërish në Instastory që “të mos gabojmë se gruaja s’të fal, por të lë”, më tej, këngëtari doli në një intervistë “Kosova Live”, tha: “Nuk jam ndarë. Pyetja tjetër.”

Moderatori i emisionit këmbënguli se ata fshinë fotot nga Instagram-in, ndërsa Shpati ia priti: “Pyetja tjetër. S’do të thotë se nëse nuk ndahesh mund të mos keni foto.”

Më pas, kur u pyet për publikimin e lajmeve, sqaroi:

“Eh, dolën. Pyesni Selvijen. Selvija është një tip – sepse dihet që çdo çift ka debate – Selvija e shpreh gjithë emocionin dhe ndjeshmërinë. Pastaj dhe ndoshta i bie pishmanit, por ashtu e ka tipin. E ka bërë atë, tani është duke bërë dhe një libër për këto situatat e ndryshme, ne u zumë pak dhe kjo ishte historia.”

Pra gjithçka, sipas Shpatit, ishte thjesht një krizë që u tejkalua:

“U fry pak, është një lajm që u fry pak. Kam pasur faj unë, neglizhenca ime prej jetës që unë bëj, kjo ka qenë një arsye e madhe. Gabime të gjithë bëjmë në jetë.”

Ndërsa Selvija, mund ta ketë përgënjeshtruar pak intervistën e Shpatit.
Në një story të publikuar në Instagram, Selvija publikoi një shprehje që, le ta themi troç, duket si një përgjigje e tërthortë ndaj intervistës së Shpatit:

“Sa nga ju kanë shpëtuar reputacionin e dikujt duke mos treguar anën tuaj të historisë?”, pyeti ajo dhe ja ku jemi, në një puzzle që askush s’po e zgjidh dot./Zoom.al

Postime të lidhura