zoom

Lajme

U dhunua nga dhëndri dhe dasmorët, reagon Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

U dhunua nga dhëndri dhe dasmorët, reagon Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

Shpat Kasapi ka reaguar pas lajmeve se ishte dhunuar nga dhëndri dhe dasmorët në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, ku ishte ftuar për të performuar.

Këngëtari u shpreh se ishte një keqkuptim me dasmorët dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij dyshohet se janë sulmuar nga disa persona përshirë edhe dhëndrin e dasmës ku kishin për të kënduar.

Deri te rrahja fizike dyshohet se çoi vonesa e këngëtarit Shpat Kasapi i cili po ashtu raportohet se ishte edhe në gjendje të dehur.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, ku një prej tyre është dërguar në paraburgim ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Postime të lidhura