zoom

Aktualitet

Flet vëllai i Shpat Kasapit: Do futej në Big Brother VIP këtë vit, e kishte me qejf

Flet vëllai i Shpat Kasapit: Do futej në Big Brother VIP këtë vit, e kishte me qejf

Shpat Kasapi do ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania në këtë edicion të pestë.

Këtë e konfirmoi vëllai i tij, Albini, i cili u shpreh i tronditur nga lajmi për ndarjen e tij nga jeta.

Sipas tij, Shpati mezi e priste pjesëmarrjen në spektaklin e Big Brother VIP, duke shtuar se nuk ka pasur më parë probleme serioze me zemrën dhe se gjithçka ndodhi papritur.

“E kishte me qejf, e pranoi me entuziazëm këtë lajm nuk di çfarë të them më tutje, jemi të shokuar, jemi të dëshpëruar. Të gjithë jemi të tronditur. Ishte shumë i gëzuar për projektet që kishte përpara. Nuk e besonim lajmin kur na erdhi nga Italia”, u shpreh Albini.

Këngëtari Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare. Lajmi i rëndë i mbërriti familjes mbrëmjen e së martës, ndërsa ai ndodhej në Itali së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël, ku kishin shkuar për një kontroll mjekësor për fëmijën.

Ndihma mjekësore Shpatit i është ofruar menjëherë në banesë, por mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë nga arresti kardiak.

Trupi i tij ndodhet ende në Itali dhe pritet të kryhen procedurat për sjelljen në vendlindje./ Zoom.al

Postime të lidhura