Aplikacion
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare për shkak të një ataku kardiak, do të përcillet sot në banesën e fundit në Tetovë.
Ceremonia mortore do të nisë në orën 11:00 në ambientet e Pallatit të Kulturës, ku familjarë, miq dhe admirues të tij do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit.
Pas homazheve, në orën 14:00, trupi i artistit do të përcillet drejt varrezave të qytetit, ku do të kryhet ceremonia e varrimit.
Lajmi për detajet e ceremonisë është bërë i ditur edhe nga partnerja e tij, e cila ka falënderuar publikun për mbështetjen.
Shpat Kasapi ndodhej në Itali së fundmi për një vizitë shëndetësore të lidhur me djalin e tij.