Aplikacion
Detaje të reja dalin në dritë nga vdekja e papritur e Shpat Kasapit, një prej emrave më të njohur të skenës shqiptare të muzikës pop.
Sipas raportimeve, këngëtari ndodhej në një koncert në Bologna kur papritur ndjeu shenja të keqësimit të shëndetit.
Përpjekjet për të marrë ndihmë mjekësore nuk dhanë rezultat, dhe ai ndërroi jetë në vend. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një atak në zemër.
Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me origjinë dibrane dhe me traditë muzikore.
Që në fillimet e viteve 2000 ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke fituar popullaritet të madh me stilin e tij modern dhe performancat energjike./ Zoom.al


