zoom

Aktualitet

Tragjedi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 3 të rinj humbin jetën në aksident (EMRAT)

Tragjedi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 3 të rinj humbin jetën në aksident (EMRAT)

Një përplasje e rëndë rrugore u shënua në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2026 në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në zonën e njohur si Bypass, duke sjellë pasoja tragjike. Dy automjete u përplasën ballë për ballë dhe për pasojë humbën jetën tre të rinj.

Sipas informacioneve paraprake, në një mjet tip “Volkswagen”, udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 28 vjeç. Të dy ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.

Automjeti tjetër, tip “Mercedes-Benz”, drejtohej nga Martin Dulaj, 26 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Në të njëjtin mjet ndodhej edhe Arsida Demiri, 20 vjeçe, e cila u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Sipas mjekëve, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura